Ish-deputeti Myslym Murrizi ndërsa ka qenë i ftuar në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu ka folur në lidhje protestat e opozitës. Murrizi u shpreh se politikanët shqiptarë kanë qenë gjithmonë bashkë.
“Protesta është mjet presioni që të detyrojnë qeverinë që të japë dorëheqjen. Dorëheqjen e jep një njeri i moralshëm që pranon që ka shkel Kodin moral të karriges që përfaqson. Se në moralin personal, këta t’i çosh me shtëpi në Afganisan dhe prapë ndihesh i turpëruar. Aq të pistë janë në moralin e tyre personal, sa kanë pshtyrë në gojën e njëri-tjetrit dhe prapë kanë qeveris bashkë.
Po të kthehesh në retrospektivë, ça nuk kanë thënë, dhe jo politikisht, por personalisht e deri në familje dhe kanë qeveris me njëri-tjetrin.
… S’janë burra shteti, por janë burra ashtu…”, tha ndër të tjera Murrizi.
“Vetëm Luizi mund ta përmbysë Ramën, t’i ftojë Luizi të dalin në protestë”, tha Murrizi për mungesën e protestave reale politike të opozitës.