Tik Tok ka “pushtuar” zemrën e të gjithëve me videot ‘funny’ që bëhen jo vetëm nga blogerë, por edhe njerëz të thjeshtë.
Megjithatë, këtij trendi që është shpërndarë në të gjithë botën, nuk i ka shpëtuar as murgeshave. Një grup murgeshash në Boston ka publikuar një video në Tik Tok, trendin e famshëm se cilën nga dy opsionet duhet të zgjedhin… sigurisht ka të bëjë me cështje fetare.
Videoja është aq e bukur sa që është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë plot 6 milion shikime.
‘Ne jemi ende duke provuar gjëra dhe duke kuptuar se si të përdorim më mirë këtë platformë. Ka kaq shumë potencial në TikTok, kështu që ne duam të jemi pjesë e saj”, tha një nga murgeshat
‘Misioni ynë në Kishë është ta sjellim Jezusin në botë duke përdorur format më moderne dhe më efikase të mediave,’ tha një tjetër.