Monika Kryemadhi e ka cilësuar bashkëshortin e saj Ilir Meta si një njeri shumë modest, i cili nuk e ka problem të jetojë me dhi dhe lopë në Çepan të Skraparit.
Ajo tha se Presidenti është bio, ndaj nuk ka nevojë të jetojë në Holandë apo New York.
“Ilir është modest, Iliri është shqiptar. Ai s’ka nevojë të jetojë as në Hollandë, as në New York e as në ekspozita. Iliri jeton me dhi e me lopë në Çepan, në Skraparin e vet dhe është njeriu më i lumtur, i pëlqen natyra. Është njeri bio Iliri. Nuk ka hall Iliri as të stimulojë veten e tij për të qenë gangster, dhe as për ta “mejkapuar” veten për t’u dukur bukur”, u shpreh Kryemadhi.