Problemet e shëndetit mendor janë konsideruar si sëmundja e shekullit. Dhe kohët e fundit shumë personazhe kanë folur hapur dhe publikisht për këtë problem. Së fundmi edhe Rita Ora ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sulmet e panikut dhe ankthi që nga mosha 17-vjeçare, kur mësoi se nëna e saj kishte kancer gjiri.
“Isha e pafuqishme. Nuk mund ta pranoja jetën pa mamin . Ishte një kohë shumë konfuze për ne, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë. Dhe unë mendoj se si fëmijë, ju gjithmonë ndiheni sikur prindërit tuaj janë si superheronj, e dini? Ata nuk thyhen kurrë. Dhe kur ata thyhen, ju jeni si: “Pse po thyhesh?”, ka shpjeguar këngëtarja 30-vjeçare.
Fillimisht u mendua se Rita kishte probleme me frymëmarrjen ndërsa u zbulua se vuan nga ankthi dhe sulmet e panikut për të cilat vazhdon kurimin që nga ajo ditë.
“Shkova te mjekët dhe thashë: Unë mendoj se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi. Unë ende shkoj në terapi. Unë sot pata prapë një telefonatë me terapistin në mesditë. Ne folëm për një orë. Nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, është shprehur Rita.
Nderkohe, Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi do t’i kalojnë festat së bashku. Që në fillim të këtij muaji, këngëtarja është zhvendosur në Sydney për xhirimet e sezonit të ri të The Voice Australia.
Në një prononcim për Daily Mail Australia, një burim i afërt me Ritën konfirmoi se këngëtarja dhe i dashuri i saj do të kalojnë pesë javët e ardhshme duke jetuar në Sydney në një rezidencë 11.54 milionë dollarëshe në Bellevue Hill. Duket se regjisori nga Zelanda e Re ka lënë çdo impenjim për ca pushime të gjata me të dashurën e tij.