Mrekullia e parë/ Tërmeti me qindra viktima në Turqi, nxirret i gjallë nga rrënojat 11-vjeçari (Video)

Një tërmet me përmasa apokaliptike goditi rajonet Lindore, Juglindore, Mesdheun, Anadollin Qendror dhe Detin e Zi të Turqisë. Qendra e tërmetit ishte në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş. Bilanci paraprak raportohet me rreth 550 të vdekur.




Ekipet shkuan në zonat e rrënojave dhe filluan një operacion kërkim-shpëtimi. Falë tyre 4 fëmijët u shpëtuan nga qytetarët brenda 3 orësh. Gjatë shpëtimit, si viktimat e tërmetit, ashtu edhe qytetarët që i shpëtuan nuk i mbajtën dot lotët. Nga ana tjetër, një djalë tjetër 11-vjeçar u shpëtua nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Dijarbakır.

Pas tërmetit që preku gjysmën e vendit, lajme për shkatërrim erdhën nga shumë krahina. Disa ndërtesa në provincat Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Me të mbërritur në rrënojat e ndërtesave të shembura, ekipet nisën një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

Author: morevesh