Uanda Nara mori edhe njëherë tjetër vëmendjen maksimale pas lançimit të një markë veshjesh intime me emrin e saj. Partnerja e Mauro Ikardit është shfaqur tepër joshëse dhe më në formë se kurrë, duke marrë komplimente të shumta nga fansat.
Por nuk mbetet pas as motra e futbollistit të Gallatasarait. Ivana Ikardi është shfaqur nudo në pishinën e një hoteli në Marbeja, ku kaloi disa ditë pushime.
“Luks i vërtetë është të jesh vetvetja”, ka shkruar ajo.
Nuk munguan edhe komentet e ndjekësve të saj, duke shkruar: “Çfarë sirene”, apo “Kjo foto është infarkt”.