Motra e Elvana Gjatës tregon sakrificat që ka bërë për këngëtaren: Kam ndarë paratë e bursës…

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut, e cila gjithmonë tërheq vëmendje. Pas 3 vitesh mungesë, ajo më në fund është rikthyer në një studio televizive për të dhënë një intervistë për albumin e saj më të fundit, “Çelu”, por edhe detaje përtej jetës artistike.

E ftuar në “Soiree”, Elvana tregoi se ky album i dytë me Pirro Çakon, vjen si një formë drite dhe shprese për jetën.

I kam dhënë paratë e bursës”/ Motra e Elvana Gjatës bën rrëfimin prekës dhe  tregon vështirësitë që kanë kaluar: Jemi rritur plot sakrifica. Kishim  njëherë vetëm 2 mijë lekë… - Gossip

Gjata zbuloi se ka qenë ajo që e ka kontaktuar Pirron për herë të parë dhe se gjithçka ka nisur nga një bisedë në telefon.

Çako tha se kënga “Vendi Im”, të cilën Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj të madhe, Migena, është shumë e rëndësishme për të.

Ka sakrifikuar paratë e bursës për Elvana Gjatën, motra e saj rrëfen për  herë të parë historinë - Abc NewsKjo sepse ai e ka shkruar para 30 vitesh dhe sepse është një dedikim për babain e tij të ndjerë.

Nga ana tjetër, Elvana tha se “Vendi Im” është kënga e preferuar e saj dhe se ka qarë disa herë kur e ka dëgjuar.

Gjatë bisedës në studio, u zbulua se Migena ka ndikuar dhe e ka frymëzuar Elvanën të merrej me muzikë dhe që të vogla kanë qenë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Madje Migena ka sakrifikuar gjithçka për të motrën, edhe bursën prej 70 mijë lekësh të vjetra që merrte nga shkolla, të cilën e ndante të gjithën me Elvanën.

Erdhën me një bashkëpunim për herë të parë, motra e Elvana Gjatës tregon  sakrificat që ka bërë për këngëtaren: Kam ndarë paratë e…Pikërisht për këtë histori, Elvana dhe Migena Gjata kanë folur për herë të parë.

“Nuk e kam sakrifikuar, e kam ndarë, si çdo gjë që ka qenë e imja, e kam ndarë me motrën. Nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja ndarje, sepse doja t’i bëja qejfin, motra e vogël, kishte teka.
Jepej një lloj burse për studentët që dilnin me 10-a dhe ishte një bursë 70 mijë lekë të vjetra. Këto ishin paratë e mia të xhepit, kafet në Akademinë e Arteve.

Dha paratë e bursës për Elvanën, motra tregon - Syri | Lajmi i funditVinte Ela, e vogla që ishte e fiksuar pas ëmbëlsirave, dhe t’ju them nuk ka njeri që bën ëmbëlsirën më të mirë, përveç pjatave kryesore. Unë mezi e pres edhe për këtë”,- u shpreh Migena jata.

 

Elvana Gjata merr lule nga mashkulli i jetës: Më të bukurat m'i jep ti -  Bota SotMë tej ajo tregoi se si Elvana nuk kursehej kurrsesi me paratë e motrës së saj.

“Ishim ulur në kafene. Në fakt duhet ta themi që jemi rritur në një familje me plot sakrifica dhe jo çdoherë kishim mundësi. Ne me motrën dilnim në kafe dhe motra më thoshte ‘e dashur motra ime, sot kemi 2 mijë lekë për të shpenzuar së bashku dhe motra do të pijë një kafe në mënyrë që ti të marrësh një ëmbëlsirë dhe unë gëzohesha dhe thoja ‘sa e mirë është kjo motra ime’.

Vinte kamarieri, çfarë do marrësh? Thoshte motra ‘do marr një kafe’. ‘Çfarë do marrësh ti motra e vogël?’; ‘Unë do marr një xup, një picë dhe një kola’. Dhe Migena ishte, ‘ok unë po e kthej atë kafen, do detyrohemi ta heqim dhe picën’”, ka treguar Elvana Gjata duke qeshur.

E pyetur nga Jonida Shehu nëse ia ka kthyer paratë mbrapsht tani Migenës, Elvana tha: “I kam kthyer shpirtin mbrapsht, siç do t’ia kthej gjithë jetën”.

I kam dhënë paratë e bursës''/ Motra e Elvana Gjatës bën rrëfimin e ndjerë:  Kishim njëherë vetëm 2 mijë lekë....

 

Author: admin