Masat e ftohta polare do të ndikojnë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore juglindore duke rrezikuar reshje të izoluara.
Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C në 10°C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./Tring.al