Moti në Shqipëri është karakterizuar nga temperature të ngrohta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve dhe kësaj jave, por gjithçka pritet të ndryshojë krejtësisht duke filluar nga java e ardhshme.
Duke filluar nga e marta, temperaturat në pjesën më të madhe të vendit pritet të zbresin deri në -7 gradë Celsius për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit, të cilat “pushtojnë” të gjitha rajonin tonë.
Zonat më të prekura nga i ftohti pritet të jenë veriu, veri-lindja dhe jug-lindja e vendit, ndërsa në Shqipërinë qendrore dhe në jug temperaturat pritet të variojnë nga 1 deri në 10 gradë Celsius.