Moshë delikate! ‘Duhet të vdesësh’! 14-vjeçari qëllon me plumb në kokë të dashurën pasi i kërkoi të ndaheshin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku një 14- vjeçar nga Wisconsin ka qëlluar të dashurën e tij me armë zjarri në kokë pasi kërkoi të ndahej me të.




Mediat e huaja raportojnë se 14- vjeçarja Jazlene Jones ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ish-i dashuri i saj i mitur, Elia Olson, nga Racine, u akuzua për tentativë vrasjeje dhe posedim armësh.

Nëse shpallet fajtor, Elia mund të dënohet deri në 60 vite burg. Të dielën pak para mesditës, çifti ishte parë në shinat hekurudhore në qytet, rreth 25 milje në jug të Milwaukee, duke pirë duhan. Sipas Jazlene, pasi ajo i tha Elias se donte t’i jepte fund lidhjes, ai dyshohet se e urdhëroi atë të fikte telefonin e saj përpara se ta hidhte dhe t’i drejtonte armën në kokë dhe të qëllonte.




Jazlene iu lut atij mos ta qëllonte, por Elia dyshohet se i tha asaj se: Duhet të vdesësh. Një nga plumbat hyri përmes mollëzës së saj të majtë dhe u fut në qafën e saj pranë arteries karotide, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Author: morevesh