Në një bashkëbisedim live me qytetarët për këtë vit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish bizneset dhe sipërmarrësit se duhet të vetërregullojnë pagat deri më 20 janar.
Ai bëri me dije se Drejtoria e Tatimeve ka dërguar disa letra tek bizneset që dyshohet se abuzojnë me pagat dhe njëkohësisht tek punonjësit që dyshohet se marri para në dorë, çka bie në kundërshtim me ligjin. Sipas Ramës çdo shkelje sipas kryeministrit janë është grabitje e sistemit të pensioneve për qytetarët.
“Kemi pagë minimale 32 mijë lek. I rikthehem daljes së të dhënave. Duke qëndruar tek aspekti që ka të bëjë me administrimin e këtij sistemi. Për të nxjerrë në pah se si ka ndodhur dhe për të ndëshkuar fajtorët, por flas për sistemin e pagave dhe kjo ka ndihmuar një qartësi në një masë të gjerë të njerëzve lidhur me çfarë po ndodh dhe pse masat që duam të marrim janë të duhura. Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar.
Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve Tema tjetër është ajo e dhënies e pagave ashtu sic deklarohen. Pasi ka raste abuzimi dhe ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit me pagat e punonjësve.”, tha Rama.