Diten e djeshme shtëpia më e famshme në Shqipëri është përfshirë nga një atmosferë e mrekullueshme, teksa pas puthjes së shumëpritur mes Kiarës dhe Luizit të gjithë kanë kërcyer nën tingujt e muzikës popullore.
Por ajo që ra në sy ishin sjelljet e disa prej banorëve të cilët, jo vetëm nuk u bënë pjesë e gëzimit dhe dasmës por kishin për çiftin Luizi- Kiara komentet më të keqija dhe negative.
Konkretisht e kemi fjalën për Amosin dhe Dea Mishel.
Teksa kanë qëndruar gjithë darkën të ulur në oborr duke pirë birra ata kanë komentuar me notat më negative gjithçka që shikonin.
Ndërkohë që Luizi ishte duke djegur shaminë e beqarisë, ka qenë Amosi ai i cili shpresonte që këngëtari të digjej i gjithi bashkë më shami.
Më tej Amosi vijon të thotë se ishte duke menduar me zë të lartë dhe shpresonte gjithashtu që në vend të ujit pishina të ishte e mbushur me benzinë.
“Ishalla merr flakë i tëri, se po mendoja me ze të lartë edhe ishalla uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë.”- i ka thënë Amosi, Deas teksa i referohej Luizit.