“Mos u shqetëso kur drejtoj makinën me një dorë”, i apasionuar pas shpejtësisë, çfarë publikonte në Tik Tok 20-vjeçari që ndërroi jetë (VIDEO)

Klevis Ruçaj, 20 vjeç ishte viktima e tretë e aksidentit horror që ndodhi një ditë më parë te Mbikalimi i Saukut.

I riu që drejtonte një automjet tip “Audi A8” ra nga mbikalimi mbi kofanon e një automjeti tjetër.




Ruçaj ndërroi jetë në spital, teksa dy vajza humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Siç shihet nga videot e postuara nga i riu në rrjetet sociale, ai ishte i apasionuar pas shpejtësisë.

Në një video të publikuar në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyjat, me një shpejtësi prej 270 km në orë. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”, shkruante i riu.

Dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga aksidenti.

Author: morevesh