Mos i lyeni kot flokët se keni thinja/ Flokët e bardhë i heq vetëm ky vaj: Do na kujtoni pasi ta provoni
Vaji i kokosit është një ndër vajrat më të shëndetshëm në botë, dhe përmirëson shëndetin tonë në tërësi.
Është ekstremisht ndihmues për lëkurën tuaj, flokët, thonjtë, prandaj për këtë arsye në jo pak raste është përdorur si krem trupi, krem dielli dhe produkt kozmetik.
Vaji i kokosit dhe qumështi i tij janë përdorur ndër shekuj nga gratë indiane, si rregull i artë për të mbajtur flokët e tyre të gjatë, të shëndetshëm, dhe me një ngjyrë natyrale. Këto janë arsyet sepse duhet të përdorni vaj kokosi:
Riparon flokët e dëmtuara
Vaji i kokosit është shumë herë më i mirë se vaj minerali dhe ai i lulediellit, dhe parandalon dëmtimin e flokëve. Është i vetmi vaj që redukton yndyrën në flokë. Aplikojeni në majat e flokëve për t’i riparuar.
Parandalon rënien e flokëve
Rënia e flokëve mund të jetë si rezultat i shumë problemeve inflamatore të lëkurës, infeksioneve fungale dhe defiçencës nutricionale. Në anën tjetër, vaji i kokosit është i pasur në yndyrna të shëndetshme të cilat janë me përfitim për skalpin.
Përzieni 2 lugë gjelle vaj sherebele dhe 3 lugë gjelle vaj kokosi dhe vendosini të ngrohen në zjarr të ulët. Më pas lërini të ftohen dhe më pas aplikojeni përzierjen në flokë para se të shtriheni. Mbulojeni kokën me peshqir dhe të nesërmen në mëngjes lajini flokët.
Flokët e thinjur
Pigmentet e qelizave janë të lokalizuara në folikulat e flokëve dhe ato i japin ngjyrë flokëve. Më pas ato vdesin dhe bëhen më pak efiçiente, në këtë mënyrë flokët zbardhen. Për të parandaluar thinjien e flokëve dhe për të rigjallëruar qelizat gjithçka që ju duhet të bëni është të masazhoni flokët tuaj me limon dhe vaj kokosi për 15 minuta çdo ditë.