Këngët e Butrint Imerit dëgjohen herë pas here në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por sot një këngë e tij është bërë ‘mollë sherri’ mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerit.
Luizi u prek nga fjalët dhe gjestet e Maestros, të cilat dukeshin qartë se ishin një kunjë për të. Teksa në sfond ishte kënga e ish-partnerit të Kiara Titos, Jori Delli pyeti Ejllin se nëse është xheloz për lidhjen që ka pasur moderatorja.
Këngëtari i njohur zgjodhi të luante rolin e indiferentit, duke bërë sikur nuk ka dijeni për atë lidhje. Por kunjat e Armaldos, nuk e lanë të qetë. Luizi e paralajmëroi Maestron që të mos ngacmojë Kiarën, pasi kërkon respekt për të, siç ai po tregon ndaj Aidës.
Pjesë nga biseda:
Armaldo: O Kiara kush është ky këngëtari?
Kiara: Butrinti dhe Don Xhoni.
Armaldo: Është Butrinti ky? A të pëlqen ky këngëtari?
Kiara: Ti boll ti.
Jori: A nuk bëhesh çik xheloz?
Luizi: Për kë moj?
Jori: Për marrëdhëniet që kishte Kiara me ndonjë njeri tjetër.
Luizi: Ku di unë kë ka pasur.
Jori: Nuk e di fare?
Luizi: Jo. Me kë me Don Xhonin?
Jori? Kiara me Butrint, si nuk e di tani
Nita: Ca ka ndodh nuk na intereson.
Luizi: O Kiara, thotë Jori ke qenë e lidhur me Don Xhonin a Butrintin, me kë?
Kiara: Nuk kam qejf ta komentoj.
Jori: Mirë më falni.
Armaldo: Me kë ka qenë Kiara e lidhur?
Jori: E prisha fare, nuk e dija që ishte kaq serioze
Kiara: Unë qesh me ty, se je shumë e çiltër, nuk ta ndjen fare
Armaldo: Luiz ik shko fli gjumë
Luizi: Unë Aidën e respektoj si të respektoj ty, e lë këtë lojë direkt dhe e di se del ti prej këtu. Kështu që mos ha m*t kot. O ja ke bërë vendin vetes.