Nuk është gjithmonë e thjeshtë të vendosësh kufijë. Sa herë keni pranuar të dilni me shoqet vetëm për të mos i prishur qejfin atyre, por në të vërtetë do të donit të qëndronit në shtëpi? Mund ta kemi bërë të gjithë në një pikë, por ka nga ata të cilët në mënyrë shumë natyrale e kanë të thjeshtë të vendosin limite, të thonë JO dhe jenë shumë të qartë me veten dhe të tjerët. Diçka e tillë vjen edhe me eksperiencën, por në mënyrë shumë natyrale i vjen kryesisht 3 shenjave të zodiakut.
Të orientuar drejt rehatisë, Demat nuk e kanë shumë të vështirë t’i thonë të tjerëve se do të donin më shumë të qëndronin komodë në shtëpinë e tyre sesa të dilnin me ta. Ata e dinë mirë sa vlejnë dhe nuk ka frikë të pranojnë shumë lehtë limitet e tyre. Nuk kanë asnjë vështirësi të ndërpresin komunikimin apo marrëdhënien nëse dikush i bezdis më shumë seç duhet energjinë e tyre.
Akrepët dinë si ta ruajnë qëndren e tyre delikate sepse kanë një “guackë” të fortë për këtë. Të drejtuar nga Plutoni, planeti i tabuve dhe sekreteve, një Akrep do të bënte gjithçka për të ruajtur mbrojtur privatësinë e tyre. Janë të parët për të vendosur kufij sepse nuk durojnë dot të dëgjojnë budallallëqe që s’i pranojnë.
Si shenjë ajri që janë, Ujori e merr shumë seriozisht hapësirën e tij dhe nuk jep shanse të dyta tek ata që e kanë tepruar. Janë të famshëm për lehtësinë me të cilën i nxjerrin njerëzit nga jeta e tyre kur nuk kanë bërë sjelljen e merituar.