Keni hapur një shishe vere, por nuk keni arritur ta mbaroni? Për të mos e derdhur në lavaman, po ju tregojmë 6 truke për ta ricikluar. Edhe nëse nuk ju ka pëlqyer si shije, për diçka do t’ju shërbejë.
Për të hequr yndyrën
Meqënëse vera e bardhë prishet më shpejt nëse e keni hapur shishen, mund të realizoni me të një solucion për të hequr yndyrat nga sipërfaqet. Përziejeni me sodë buke dhe aplikojeni në zonat me njolla yndyre për të marrë një rezultat perfekt.
Si ‘pleh’ për bimët
Duket e pabesueshme, por vera shërben si një ushqyese e mirë për bimët. Vera e kuqe e mbetur në fundin e shishes është një fertilizues natyral, pasi bakteret e saj të mira hyjnë në kontakt me terrenin, duke bërë që lulet në kopsht ose vazo të jenë plot jetë. Por duhet të kontrolloni lagështinë, ndonjëherë duhet të ndërhyni me produkte të thata si kartoni për ta kompensuar.
Si një kurth për mushkonjat dhe mizat e frutave
Nëse ju grumbullohen miza dhe mushkonja të vogla tek vendi i frutave në kuzhinë, mbani pranë tyre një enë të vogël me verë ku keni hedhur disa pika detergjent enësh. Mbulojeni enën me qese plastike në të cilën do të hapni vrima mjaftueshëm të mëdha për të hyrë mushkonjat.
Dizinfektues dhe antikalkar
Alkooli i verës vret bakteret dhe heq nollat në sipërfaqe të ndryshme të shëpisë. Nëse doni ta përdorni si antikalkar, është e nevojshme ta lini të veprojë për të paktën 30 minuta.
Ngjyrues për veshjet
Nëse një bluze të bardhë nuk i hiqen njollat, atëherë është një ide e mirë ta ngjyrosni me verë. Kjo vlen edhe për veshjet që u është zbehur ngjyra. Vendosni verën të ziejë dhe vendosni brenda bluzën duke e lënë të ngjyroset për 10 minuta. Sapo të jetë ftohur dhe shpëlarë, do të shihni një të kuqe të bukur.
Marmelatë me verë të kuqe
Vera e kuqe e mbetur mund të përdoret edhe për të bërë një marmelatë të shijshme. Cila është receta? Vendosni të ziejë 350 ml të kuqe, përziejeni me 200 gr sheqer, yll anise dhe erëza sipas dëshirës dhe pasi të jetë trashur, kullojeni dhe futeni në një kavanoz. Ky produkt mund të jetojë për të paktën 4 javë në frigorifer.