Të shumtë janë emigrantët shqiptarë të cilët vuajnë për një vend punë kur mbërrijnë në vendin pritës.
Të emigruarit jashtë është shumë e vështirë, e akoma edhe më shumë qëndrueshmëria ekonomike.
Një shqiptari i cili ka disa vite që jeton në Berlin i ka ndodhur një situatë e pazakontë me një patriotin e tij.
Ai e ka marrë atë për t’i rregulluar kopshtin duke i besuar edhe heqjen e barërave të këqija, por është befasuar nga rezultati.
I riu shqiptar pasi ka marrë pagesën, i ka rrëfyer punëdhënësit se në fakt nuk kishte lidhje me kopshtarinë pasi ishte mekanik.
I indinjuar burri ka shkruar:
E thirra “mjeshtrin” e kopshtit, shqiptar ishte dhe ai dhe shih çka bërë… te rror! Mirepo në fund më tha jam mekanik. Shqiptar qe kishte ngel pa pune…tha jam kopshtar…pastaj doli mekanik”./joq/