Artisti i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi ditën e djeshme (e shtunë) u arrestua gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Meqenëse i ka bërë të ditur gjithmonë bindjet e tij politike, reperi nuk i shpëtoi Policisë as në protestën e radhës.
I njëti publikoi një video një InstaStory teksa shton se nuk ka bërë asgjë dhe se kërkoi apel edhe nga mediat që kjo të pasqyrohet.
Stresi (Foto: Instagram)
Këngëtarja shqiptare njëherësh mike e ngushtë e artistit, Morena Taraku, ka treguar mbështetjen duke kërkuar që të lirohet ai.
“Ti je me mua në çdo cep të botës. Pa ty nuk jam unë. Të lirohet Stresi”, ka thënë ajo.
Morena Taraku (Foto: Instagram)
“Zemra tij meriton dashuri jo dhunë. Deri në vdekje”, ka vazhduar më tej artistja që momentalisht jeton dhe vepron në Turqi.
Sidoqoftë, deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur më tej me Stresin. /Telegrafi/