Rikthimi i 4 banorëve natën e mbrëmshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë spektaklit u komentua dhe po vazhdon të komentohet ende në rrjet.
Komentet e saj nuk i ka kursyer as ish-konkurrentja Monika Lubonja teksa ka deklaruar se “Big Brother’ i erdhi fundi sepse të rikthesh katër banorë që dinë çdo informacion dhe mbështetje nga jashtë nuk është e drejtë.
“Sot e ka mbyllur etapën e vet shto ujë e miell tjetër gjë por te fusësh 4 veta qe dine çdo gjë kanë lexuar dhe dinë çdo informacion çdo koment apo mbështetje që ka dhënë publiku. Të futen ata dhe të jenë të barabartë me ata që janë brenda kjo ska kuptim Big-u ka mbaruar kaq e kishte, Luizi ka fituar doli Olta s’ka më luftë”- u shpreh Lubonja.