Aktorja Monika Lubonja, një ndër banoret e ‘Big Brother VIP’ u shpreh shumë e revoltuar mbrëmjen e djeshme, pasi u gjykua për zgjedhjen e saj në zinxhirin e nominimeve.
Aktorja zgjodhi të shpëtonte Ilirin, zgjedhje e cila i habiti të gjithë pasi të dy kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin.
E pyetur për këtë vendim, Monika u shpreh: ‘Zgjodha Ilirin sepse ka shprehur dëshirën të jetë në nominim me mua. Dhe do jemi shumë shpejt. E di çfarë më ka lodhur më tepër? Më kanë lodhur njerëzit që kuptojnë shumë mirë, por thonë që ‘jemi për lojë, kemi ardhur për lojë, lojë, lojë’.
Realisht mezi pres të dal, të bëj një javë pushim, të shkoj tek psikiatri, për të kuptuar ç’është loja, se brenda kësaj loje dreqi e marrtë ka dhe një njeri brenda’- u shpreh Monika.