Aktorja Monika Lubonja është shprehur me bindje të plotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, politikanin e ndjerë, .
Teksa fliste me Arjola Demirin në BBV për shenjat e horoskopit, ajo u shpreh se njerëzit e shenjës së Dashit nuk tradhtojnë.
Ndërkohë Arjola Demiri e kundërshtoi duke thënë se të gjithë njerëzit tradhtojnë, por Monika Lubonja tha se “është edhe vet Dash, dhe nuk ka tradhtuar asnjëherë as në marrëdhënie dhe as në shoqëri”.
“Njerëzit e shenjës së Dashit unë tradhtojnë. Unë jam Dash vetë”, u shpreh Monika Lubonja.
“Të gjithë njerëzit tradhtojnë”, shtoi Arjola Demiri.
“Unë nuk kam tradhtuar, as në shoqëri, jo më në marrëdhënie”, përfundoi aktorja.
Gjithashtu ajo foli me banorët e tjerë për njohjen me ish-bashkëshortin, të cilin më parë e ka akuzuar për tradhti.
Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë dhe gjithçka mes tyre nisi menjëherë.
“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6.
Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.
Ndërsa tregoi puthjen e parë: “U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandorina.”
Më parë, Monika Lubonja ka zbuluar se martesa e saj me politikanin e ndjerë, Genci Pasko mori fund për shkak të tradhtisë së ish/zv.ministrit të ndjerë të Turizmit.
Artistja zbuloi arsyen e divorcit pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit të saj vitin e kaluar, i cili nuk fitoi dot betejën me COVID-19.
Miku i të ndjerit Pasko, Leandër P., i cili ka hedhur akuza të forta ndaj Monika Lubonjës, të cilën e quajti “femër të ulët”.
Në komentin e tij, ai shkruan se ishte pikërisht aktorja që filloi tradhtitë e njëpasnjëshme, por Genci nuk ndahej nga ajo për shkak se e donte.
Ndërsa shtoi se nëse ish-bashkëshorti e ka tradhtuar, “i ka bërë hakën se e ka merituar”.
Komenti i Leandër P.:
Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin??
Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme???
Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë.
Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!