Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe prioritetet e PD në këto zgjedhje.
Deputetja e PD tha se objektivi është që të fitohen të 6 bashkitë, ndërsa nuk nguroi të sulmojë LSI, duke thënë se mbijetoi nga partitë e tjera dhe se po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve në këtë moment krize.
“LSI është një parti që mbijetoi mes partive të mëdha. Po përfiton nga gjaknxehtësia e demokratëve dhe nga mënyra se si po i tërheq Berisha ata pas vetes, pa diskutim.
E kam parë veten të goditur dhe të copëtuar në masën 100%. Në politikë nëse tregon se ke debulesë, nuk je për atë punë. Në politikë çdo gjë është test. Se kthehesh në meme.
Çdo gjë në politikë është test. Por a është testi i PD? Jo nuk e besoj këtë. Nuk e shikoj dot PD siç është tani.
Unë punoj për bashkimin e jo përçarjen. Ata s’janë kundërshtarët e mi, e kam për atatë Foltores. Unë do të vazhdojë të luftoj për këtë.
Nuk duhet të jepet mesazhi që për hir të njërit apo tjetrit ne shkatërrojmë shtëpinë. Kjo krizë është e përkohshme”, u shpreh Grida Duma.
Pas sulmeve të Dumës, ka reaguar Monika Kryemadhi.
E pyetur nga gazetarët për sulmet e deputetes së PD, Kryemadhi tha:
“Nuk merrem me ku*va që hanë burra.
Unë kam veç një këshillë për gratë e Bashës, të kenë kujdes e të mos merren shumë me LSI-në, ndryshe do u nxjerr të palarat”.
Nga LSI, Grida Dumës iu përgjigj edhe Elona Guri.
“Sot, Grida në panik duke e parandjerë rezultatin e 6 marsit sulmoi LSI duke zëvendësuar Gazin në rolin e tij të përditshëm. Grida, për t’i ardhur në ndihmë Lulit, aleatit më besnik të Ramës dhe Rilindjes, bëri një diversion të pamoralshëm për votuesit dhe anëtarët e PD-së duke përdorur si tabelë Lëvizjen Socialiste për Integrim.
LSI ka elektoratin e saj, kauzat e saj, qëndrimet pa kompromis të cilat nuk i ka shkelur për asnjë pazar porti apo plehrash. LSI ka busull në orientimin e saj, integrimin evropian të vendit. LSI i ka kushtuar të gjithë vëmendjen e saj ndalimit të shpopullimit dhe ikjes së Rinisë nga Shqipëria. LSI ka luftuar pa kompromis kundër aferave korruptive të qeverisë së Rilindjes.
LSI as nuk shitet, as nuk blihet. Se kush shet e kush blen votat e qindra mijëra votuesve, sakrificat dhe përkushtimin e tyre dihet tashmë qartë, që është kupola që ka zaptuar PD-në me ndihmën e policisë edhe shtetit të Rilindjes.
Tradhëtuat votuesit e Opozitës në 2017-ën. I ritradhëtuat në 2019-ën duke i nxjerrë në treg në vitin 2021. Tradhëtia dhe tregtia me moralin dhe sakrificat e të tjerëve janë të vetmet karakteristika që iu bashkojnë. Takohemi më 7 Mars”, shkruan Guri.