Modelja Xhesika Berberi përmes një videoje të publikuar në ‘Instagram’ ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modeles shqiptare e cila prej kohësh jeton në New York, SHBA ka ndarë me fansat momentet kur gjatë sulmit ajo gjendej në shtëpi, duke gjetur mënyrën si të fshihej nga sulmuesi.
Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë. Më pas, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.
Në fund modelja falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.