Një nga pyetjet më të shpeshta që qarkullon në mendjen e një femre është: A më do me të vërtetë, apo më dëshiron vetëm për të shtyrë kohën?
Këtu do t’ju japim disa udhëzime për të kuptuar se çfarë mendojnë dhe çfarë duan nga ju meshkujt dhe pastaj nxirrni përfundime nga marrëdhënia juaj dhe shikoni nëse ju përshtatet apo jo.
Në këtë listë do të gjeni karakteristikat më të zakonshme, kur meshkujt duan vetëm ta kalojnë mirë me ty dhe nuk duan ndonjë gjë serioze, e lëre pastaj të të çojnë në altar.
Nëse ju do të dalloni që mashkulli që keni në krah nis të shfaqë këto shenja apo të bëjë këto veprime, ose tërhiqini veshin, ose me mundësi të madhe jepini duart. Do të ishte humbje kohe ta harxhonit jetën me të!
Të telefonon natën vonë
Kur të merr në telefon dhe thotë: Dashuria ime më fal që nuk ishte në gjendje për të të të telefonuar më herët, por kam patur një ditë shumë të ngarkuar me shumë punë dhe harrova fare për të të marrë.
Madje, kam qenë aq i zënë sa nuk kam pasur kohë për të ngrënë, jam aq i lo dhur sa vetëm dua të fle, a do më falësh?
Nuk të prezanton në familje
Ju kërkoni diçka më shumë, diçka serioze po çfarë bën ai? Gjithmonë gjen justifikime kur i kërkon të të prezantojë me familje.
Kini kujdes sepse nëse nuk e dini se ku jeton ose kush është familja e tij, ai mund të zhd uket në çdo moment pa e vënë re.
Mënyra se si të flet
Fjalimet e tij janë të patu rpshme. Dhe për më tepër, ai kurrë nuk flet për të ardhmen e të dyve.
Madje, nëse ju i rrëfeni planet tuaja apo ëndrrat tuaja për të ardhmen e përbashkët, ai menjëherë do të gjejë një temë tjetër për t’iu shmangur dëshirës tuaj.
Takimet
Para së gjithash duhet të dini se ka një ndryshim midis një dalje dhe një takimi, edhe nëse gjithçka varet nga qëllimi që ka me ju.
Ju mund të keni dëshirë të takoheni në vende të bukura, apo në vende ku së bashku do të linit kujtime, ndërsa ai ju çon në vende aq kot si kur do të të thotë: Hajde dalim dhe i fusim një bukë e qofte!
Të inj oron në sy të njerëzve
Ju prisni të jeni drita e syve të tij, por JO, ndodh e kundërta. Kur ka njerëz rreth jush, ai ju inj oron, tregohet indiferent, etj.