Hetimi i SPAK për ish-kryeministrin Arben Ahmetaj nxiti një debat të ashpër këtë mbrëmje mes gazetares Anila Hoxha dhe analistit Arjan Çani në studion e “Top Story”.
Pyetja se përse Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka treguar për opinionin publik nëse janë vërtetuar pagesat e ish-ministrit të Financave, përplasi Hoxhën me Çanin.
Hoxha: Kemi dy vite për një pagesë që nuk e thotë. A pagoi apo jo?
Çani: Nuk do t’ua thotë o vëlla. Sepse koha e drejtësisë, nuk është koha e gazetarisë, as e politikës. Drejtësia ka një kohë tjetër.
Hoxha: Më falni, por periudha e hetimit ka një afat. Edhe koha e hetimit ka afate.
Çani: Anila, të lutem më thuaj kur e ka kaluar aftin pra.
Hoxha: Ka dy vite
Çani: Kjo mund të vazhdojë 10 vite moj
Hoxha: A mund të them diçka…
Çani: Moj Anila, me kë po flet?
Hoxha: E di pse e ndau çështjen e inceneratorit të Elbasanit që u bë kjo bujë e madhe?
Çani: Çfarë do të thuash me këtë? Po thua që SPAK është për ta lehtësuar apo për ta rënduar Arben Ahmetajn?
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot Hoxha: Unë po të them, me prova, në këndvështrimin tim që raportoj çdo ditë nga SPAK, mund të them që SPAK aktualisht nuk po e bën punën si duhet dhe pikë.
Çani: Kujt po i intereson tani! Nuk po e bën SPAK punën si duhet, ahuu…
Hoxha: Si kujt i intereson?! A ka pritshmëri?
Çani: Unë s’jam kontrollor i shtetit, që kontrolloj apo e bëjnë punën apo jo, pse unë do e zgjidh këtë punë?
Hoxha: U nda një fraksion për inceneratorin? Pse duhet të ndahej çështja e Elbasanit? Ja pra, ndahet 2771/1. Përse nuk kemi ende ne sot një rezultat?
Çani: Unë po të pyes ty si gazetare e kronikës që je…
Hoxha: Fakti që SPAK nuk ka një vendimmarrje, do të thotë që SPAK për një individ me pushtet, është shumë i kujdesshëm për garancitë kushtetuese
Çani: Po kjo nuk diskutohet
Hoxha: Epo kjo nuk është normale
Çani: Kush të tha ty që duhet të jetë normale
Hoxha: Nuk është normale sepse ligji teorikisht është i barabartë vetëm për ne të tjerët, për çdo qytetar tjetër.
Çani: Edhe njerëzit nuk janë naiv. E dinë që ca janë të privilegjuar, ca të tjerë jo.
Hoxha: Për çfarë u ngrit SPAK? Unë kam pyetjen tjetër pastaj koleg: për çfarë u ngrit SPAK?
Çani: Nuk e bën dot Anila këtë bisedë
Hoxha: Po për çfarë u ngrit SPAK?!
Çani: Nuk e bën dot bisedën! Po flet sikur je zyrtare. Gazetarët mundohen të thonë atë që nuk thonë të tjerët
Hoxha: Këtë po të them pra! Në dhjetor 2022, SPAK ndau në fraksion çështjen e Arben Ahmetajt. Nuk kanë pasur asnjë rrethanë për ta ndarë.
Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj zyrtarisht është nën hetim nga SPAK për 4 akuza. Prokuroria e posaçme po e heton Ahmetajn për veprat penale që i përkasin dy procedimeve penale, të cilat janë bashkuar në një të vetëm.
Për çështjen e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërsa për një tjetër kallëzim për pasurinë e tij ai po hetohet për “pastrim të parave”, “korrupsionit” dhe “fshehja e pasurisë”.
Hetimet për Ahmetajn kanë nisur që në 19 shtator të vitit të kaluar por ankimimi i kryer në gjykatë nga mbrojtësit e tij për kontrollet e ushtruara në banesat e tij dhe të bashkëjetueses më 8 mars faktoi bashkimin e 2 procedimeve dhe hetimin e tij për 4 vepra penale./ Top Channel