Moderatorja shuan të gjitha dyshimet/ Bora Zemani dhe Donald Veshaj prindër për herë të parë?

Shkak është bërë një video e moderatores me partneren e saj, Donaldin në një event publik në kryeqytet ku ky i fundit i prek barkun asaj.



Por vetë Bora ka hedhur poshtë zërat për një fëmijë. Ajo u shpreh se planet mes tyre janë bërë edhe në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Bora është nënë e një djali, Arborit nga martesa e saj e parë me dj e njohur Vin Velin. Dyshja ka treguar se djali i saj gëzon marrëdhënie shumë të mirë edhe me Donaldin. Sipas moderatores, Arbori e cilëson partnerin e saj si mikun e tij më të mirë.



Author: morevesh