Moderatorja Alesia Bami u bë lajm në gjithë portalet pak ditë më parë, pasi tha se i kishte shkruajtur Cristiano Ronaldo disa herë.
Por tani ajo thotë se e gjitha kishte qenë një shaka për t’i shpëtuar “dënimit” të lojës në emisionin ku merrte pjesë.
Gjithashtu Alesia Bami shtoi se një tjetër arsye pse tha emrin e yllit portugez ishte sepse nuk dëshironte të tregonte emra të futbollistëve shqiptarë, të cilët i kanë shkruar.
“Ishte një lojë me vezë dhe thjesht doja ti shpëtoja vezës. Nuk doja të tregoj për futbollistët që më kanë shkruar këtu pasi mund vihen në siklet. Ishte thjesht një shaka, nuk më ka shkruar.
Ku u bëre ti të të shkruajë ai më thoshin. Nuk është ndonjë çudi e madhe dhe të më shkruajë, thjesht unë jetoj këtu dhe nuk ma di ekzistencën”, u shpreh moderatorja.