Moderatorja simpatike, Lei Kraja ka vendosur të mos jetë më pjesë e gazetarisë sportive.
Në emisionin “Ditë pas Dite” ajo deklaroi se nuk do ta shohim më në ekran si moderatore sportive. Megjithatë, shtoi se është duke u marrë me projekte të reja por që janë larg sportit.
“Jam duke u marrë me disa projekte, por janë larg sportit, pasi nuk dua më të përfshihem më me të. Kam vendosur të heq dorë”, u shpreh ajo gjatë emisionit.
Krahas karrierës si moderator sportive, ajo ka qenë pjesë e garës “Miss America 2017”, si përfaqësuese e Kalifornisë.
Lei nuk është rasti i vajzave, që janë futur rastësisht në modeling, pasi kur ishte 18 vjeçe, ajo realizoi disa sete fotografike dhe u bë pjesë e konkurseve të bukurisë.
Moderatorja ka treguar gjithashtu se kur jetonte në SHBA bënte më shumë se një punë.
“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore atje.
Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë.
Kthehesha natën vonë nga puna”, u shpreh ajo ne një intervistë disa kohë me parë.