E ka nisur herët rrugën e televizionit dhe përballjen me terrenet e ndryshme të tij, e deri edhe të politikës. Valbona Mhilli, e ftuara e sotme e “Shije Shtëpie” në Tv Klan është një nga moderatoret e dashura dhe karizmatike të ekranit. Me humorin që e karakterizon, gjatë një bisede të këndshme, Valbona ndan edhe momente të çuditshme e gazmore në karrierën e saj, si propozimet për martesë që mbërrinin me letra të gjata.
Katerina Trungu: Është realizuar dëshira jote më e madhe në televizion apo ka diçka më tej?
Valbona Mhilli: Unë kam pasur fatin e mirë që nga radio u mora me politikë dhe kur merresh me politikë arrin të kuptosh shumë gjëra, aq më tepër kur je në terren dhe kupton sa e nevojshme është për t’i ardhur në ndihmë shikuesve, ndjekësve, mbështetësve të një force politike. Programi im i parë në televizion ka qenë nga ata që e kam dashur shumë sepse kam diskutuar për tematika të ndryshme që preknin teleshikuesin.
Katerina Trungu: Ti je eksperte ndërkohë.
Valbona Mhilli: Atë periudhë kohe më vinin dhe letra nga pensionistët, të cilët më kërkonin dorën për djemtë. Në një letër që mua më dërgonin dhe unë mezi prisja t’i hapja për t’iu ardhur në ndihmë, më shkruhej “nuk ka problem cili është statusi yt, e rëndësishme është që ti të na njohësh ne”.
Moderatorja tregon se i ka pritur gjithnjë me humor ngjarje të tilla, duke i klasifikuar si “kërkesa të shumta”.