Modelja kolumbiane Carolina Gomez ka thënë se “është në hall” pasi njerëzit po e ngatërrojnë me një kukull plastike, sepse duket perfekte. Ndejkësit e bukuroshes pohuan se ajo dukej sikur ishte prodhuar në një fabrikë për t’u dukur kaq mbresëlënëse.
Së fundmi modelja publikoi lidhjen e saj me yllin kolumbian të rrjeteve sociale Jefferson Cosio. Çifti kanë shijuar një udhëtim duke eksploruar Evropën javët e fundit dhe kanë ndarë një sërë momentesh të preferuara.
Ndjekësit theksuan se poza e saj e ngurtë, lëkura e përsosur dhe tiparet perfekte dukeshin shumë të mira për të qenë të vërteta. Por Carolina iu kundërpërgjigj kritikëve të saj, duke postuar disa foto nga fëmijëria e saj për të vërtetuar se, duke përjashtuar ngritjen e gjoksit, ajo është 100% natyrale.