Edhe pse debatin më të rëndësishëm të Prime-t të sotëm të “Big Brother” e zuri zarfi i zi dhe vendimi për Luizin, në spektakël është diksutuar edhe për marrëdhënien e Kristit dhe Keisit dhe efektit që lidhja e tyre ka pasur tek banorët e tjerë.
Megjithatë, më interesante se vetë biseda e tyre ka qenë një reagim në rrjetet sociale e modeles së njohur Redona Koçi, e cila ka tërhequr vëmendjen e gati 200 mijë ndjekësve të saj e jo vetëm.
Kështu, modelja e njohur në media edhe si “juristja seksi”, ka zgjedhur të thumbojë në një farë mënyre Kristi Dragotin, duke zbuluar sipas saj edhe arsyen e ndarjes nga Keisi, kur të lënë reality show-n.
“Kristi me Kejsin kur të dalin nga BBV do zihen për orarin e thonjëve. 🤣”- shkruan Koçi, duke shkaktuar edhe mjaft të qeshura në rrjet.
Të paktën, është dikush që nuk po e merr edhe aq seriozisht “Big Brother” këtë vit, edhe pse s’do ishte çudi që të ndaheshin vërtetë për këtë shkak.