Një tjetër mjek i njohur shqiptar, po lufton për jetën në betejën me virusin e rrezikshëm, Covid-19.
Bëhet fjalë për mjekun anestezist Mihal Kerci, i cili sipas kolegëve është në gjendje kritike për jetën.
Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në njoftimin në rrjetet sociale shkruan se mjeku prej disa ditësh është nën asistencë respiratore maksimale.
“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.
Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte!”, thuhet në njoftim.