Një grua për pak sa nuk ka humbur j etën gjatë ditës së sotme në Pishinën e Gërmisë në Prishtinë. Kjo për shkak se ajo ka pasur s ulm epileptik, ndërsa sipas dëshmitarëve stafi mjekësor nuk ka qenë fare prezent në pishinë.
Për fatin e mirë të gruas në fjalë, në pishinë ka rastisur të jetë një infermiere e përgjithshme, Oniksa Aliu, e cila menjëherë i ka o fruar ndihmën e parë.
.
“Gruaja në fjalë ka pasur një s ulm epileptik dhe për fat të keq ndihma e shpejtë nuk ishte në pishinë, pra nuk kishte staf mjekësor. Unë pa ndonjë dijeni se çfarë po ndodh, rastësisht e kam parë se janë mbledhur disa qytetarë dhe më ra në sy ajo. Menjëherë i kam ofruar ndihmën e parë deri sa është kthjellur gruaja në fjalë, e cila ka qenë shurdhmemece. Informatën e kemi marrë nga një familjare e saj, e cila ka qenë e moshës nën 18-vjeçare dhe nuk dinte si të vepronte”, ka thënë Aliu.