Me rritjen e rasteve me kor0navirus, spitalet gjermane bëjnë thirrje që masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virυsit të mos shfuqizohen në prag të festave.
“Për shkak të situatës aktuale unë këshilloj që të mos ketë lehtësim masash për parandalimin e përhapjes së C0VID19”, tha kreu i Shoqatës së Spitaleve Gjermane, Gerald Gusnë në një intervistë për mediat.
Po ashtu ai theksoi se zbatimi rigoroz i tyre do të ndihmonte në parandalimin e shtimit të rasteve.
“Zbatimi i tyre është absolutisht i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, sidomos në zonat me rreΖik të lartë. Qytetarët duhet të kufizojnë kontaktet më shumë persona.
Situata në spitale sa vjen dhe bëhet më e vështirë për tu kontrolluar . Sot janë më shumë se 40 % e pacientëve që ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv.
Kjo nuk është një gjendje afatshkurtër, por po vijon për javë të tëra. Për personelin shëndetësor të klinikës, kjo është një sfidë”, tha më tej ai.