Një 20-vjeçare është rrëfyer historinë e saj prekëse ku e ëma e braktisi atë, motrat, vëllezërit dhe të atin. Ajo u detyrua të bëheshe e zonja e shtëpisë që në moshën 10 vjeç. Në shkollë nuk e donte askush dhe silleshin keq me të. Pasi e ëma i braktisi vajza u përball edhe me depresion ku filloi të bëhej e egër dhe agresive.
Në moshën 17-vjeç u lidh me një djalë, i cili sot është burri i saj dhe babai i vajzës 14-muajshe. Jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, jetojnë me qira. 20-vjeçarja është e sëmurë, ka anemi të theksuar dhe prej stresit dhe mërzisë që nuk po i ofron vajzës një jetë të mirë, ajo nuk ushqehet. Vajza ka menduar që të shesë dhe veshkën për t’i siguruar një të ardhme të sigurt vajzës, por për shkak të anemisë ajo e di që nuk do dilte e gjallë nga salla. Në momentet që ka rrëfyer për këtë veprim që ajo dëshironte të bënte përloti të gjithë të ftuarit në studio.
Mirela Milori: Në letrën tënde thua që ke patur shumë momente dëshpërimi, ke menduar të shesësh veshkën, pra disa mendime shumë të errëta në mendjen tënde. Më fol pak sepse kemi dhe praninë e psikologut dhe këtë pjesë të rrëfimit dua ta kemi këtu.
20-vjeçarja: Kur nuk kisha mundësi të kujdesesha për vajzën, mendoja që të shisja veshkën, por e dija që nuk do dilja e gjallë nga ajo sallë sepse kam anemi shumë të theksuar, mendoja që nuk do e shihja më (qan). Mendoja t’i krijoja një jetë normale gocës sepse nuk kisha mundësi tjetër.
Mirela Milori, avokatja Anjeza Rusi dhe psikologu i njohur Eduart Tafa janë prekur në studio dhe kanë shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të vajzës.
Mirela Milori: Na bëre dhe në për psikolog, mirë veten. Po qan avokatja, po qajmë të gjithë. Pale kur fillojnë të qajnë operatorët këtu shkon pastaj… Është e rëndë.
Eduart Tafa: Është rrëqethëse të dëgjosh diçka të tillë, është një nga aktet më ekstreme që mund të bëjë njeriu, ndoshta është një nga aktet më ekstreme që unë kam dëgjuar në të gjitha mediat televizive. Të merret një vendim kaq i fortë, sidomos nga mamaja, prindi për fëmijën, por unë do i thoja këtë gjë që gjithmonë ne nuk duhet të mendojmë dhe jo më të prekim apo të bëjmë një akt në drejtim të këtyre ekstremeve.
Para se të shkojmë atje, ne kemi shumë dyer, shumë njerëz, shumë kontakte për të folur, biseduar, për të parë mënyrat më të arsyeshme për të gjetur një zgjidhje dhe për të mos shkuar kurrë as në mendime dhe jo më për të bërë një veprim të tillë në këto lloj ekstremitetesh, shkruan tv klan. Ne dhe ju jemi akoma shumë të rinj, kemi shumë mundësi, shumë vite para, shumë opsione dhe shumë gjëra për të ndërtuar dhe këto mund t’i bëjmë duke gjetur forcat tek vetja për t’u ringritur.