Mirë se vini Z. Ceferin! Një kronologji për gjithë shitjet e ndeshjeve dhe korrupsionin e kryer nga Armando Duka

TemA

E pyetën Armand Dukën, në Gazetën Shqiptare të datës 05 prill të vitit 2015: Kur ka nisur marrëdhënia juaj me futbollin?

“Nuk kam pasur ndonjë pasion të veçantë për të luajtur futboll…Ardhja në krye të FSHF-së nuk erdhi si pasojë e pasionit per futbollin. Nuk e dija që kishte një president dhe më dukej qesharake…”. Si arriti në krye të FSHF-së do tju shkruajmë herë tjetër.

 

Zoti President i UEFA-s! Ju do të vini per te mbrojtur Armand Dukën. “Për të nuk kemi asgjë për tju thënë që ju nuk e dini! Ai është një person i konsumuar publik, pasi për vite me radhë raportet e agjencive të ndryshme sportive dhe mediave në Shqipëri, kanë konfirmuar skandalet e tmerrshme të futbollit shqiptar me ndeshjet e manipuluara të kategorive dhe ekipeve kombëtare edhe në UEFA. Në futbollin shqiptar garat janë të padrejta, rezultatet paracaktohen, trukimet janë shtuar dhe tifozët kanë braktisur stadiumet.

Federata e Futbollit që ai drejton nuk ka qenë kurrë një institucion transparent dhe gjithëpërfshirës për t’i shërbyer futbollit – por konsiderohet prej tij si një biznes privat. Marrëdhëniet e tij të mira me politiken dhe korrupsioni jashtëzakonisht i lartë i gjyqësorit në vendin tonë e lehtësojnë punën e tij. Në një vend normal, Armand Duka nuk do të ishte, më së paku, pjesë e futbollit.

Nëse UEFA do të kishte qenë një institucion serioz, në zgjedhjet e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, për Dukën kishit mjaftueshëm informacion nga BFDS për të mos e pranuar në një post të tillë përfaqësues. Zgjedhja e Dukës në “Polit-Byronë” tuaj ngre dyshime për UEFA-n si një institucion ku besimi dhe konkurrenca e ndershme janë ende larg.

Duam tju kujtojmë Z. Ceferin historikun shumë të shkurtuar të ndeshjeve te skuadrave shqiptare, të cilat JU, UEFA i keni futur në listën e zezë si ndeshje shumë të dyshuara për fiksim rezultatesh (pa përmendur dhjetra ndeshje të skuadrave kombëtare të të gjitha moshave që janë identifikuar në Shqipëri).

1.Ndeshje ndërkombëtare (UEFA Europa League si dhe Champions League).

2002-2003

-Dinamo-Brondbi 0-4

2003-2004

-Vllaznia-Dandi 0-2

-Partizani-Birkikara 4-2

-Dinamo-Lokeren 0-4

2004-2005

-Dinamo-Otelul Galati: 1-8

-Partizani-Hapoel Bnei Sakhnin: 1-6 në total

2005-2006

-Ekranas-Elbasani 3-0

2007-2008

-Bezhanija-Besa 2-2

-Besa-Liteks Loveç 0-3

-Slaven Belupo-Teuta 6-2

2009-2010

-Stabaek- Tirana 4-0

-Rapid Vien-Vllaznia 8-0 (në total)

-Stabaek- Tirana 4-0

-Rapid Vien – Vllaznia 5-0

-Vllaznia- Rapid Vien 0-3

Per rastin e “Dinamos” kundër Brondby (sezoni 2002/03) A. Duka deklaroi se do ta denonconte këtë rast në prokurori… dhe rezultati ishte kundërpërgjigja që i bëri Presidenti Dinamos, Delijorgji, duke e akuzuar Dukën për shitje të ndeshjeve të Kombëtares. Dhe Duka heshti…dhe çështja u mbyll!

2.Kampionati Kombëtar

Shtator 2007 – FSHF-ja informoi se ndeshjet e mëposhtme ishin të trukuara por fajin e kishin arbitrat…! Asnjë hetim, asnjë masë disiplinore.

Kategoria Superiore:

-Flamurtari – Teuta

-Kastrioti – Flamurtari

-Flamurtari – Vllaznia

-Tirana – Partizani

-Besa – Apolonia

-Apolonia – Elbasani

-Luftëtari – Shkumbini

-Luftëtari – Tirana

-Apolonia – Teuta

-Apolonia – Vllaznia

-Luftëtari – Vllaznia

Kategoria e Parë

-Besëlidhja -Turbina

-Tomori – Lushnja

-Besëlidhja – Burreli

DHJETOR 2009 (Info Arkiva 28/12/2009)

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, se “po bën një lojë jo të ndershme me klubin bardheblu. Kjo, për të mbuluar shitjet e ndeshjeve me Kombëtaren”. Halili shkoi edhe më tej në akuzat e tij: “Duka ka abuzuar edhe me tenderat e ndriçimit të stadiumeve dhe të drejtës televizive. “Nuk kam asnjë problem, pasi gjithçka është e vërtetë. Duka është një komunist që s’di as të ndryshojë. Sportdashësit duhet ta dinë kush e drejton FSHF-në.

Sipas gazetës Panorama Sport të 13 Dhjetorit 2011: “Skandal, UEFA deklaron: Ja cilat janë 13 ndeshjet e trukuara në Shqipëri”.

Sipas raportit të UEFA-s, analizat tregojnë se një pjesë e tyre janë shumë të dyshimta, disa të fiksuara, ndërsa të tjera 100% për qind të fiksuara.

Pra për ndeshjet e zhvilluara më 20 prill 2011, në Raportin e UEFA-s thuhet: Ndeshjet qe u shitën me rezultat “në kokë”:

12 Mars 2011

-Dinamo – Elbasani 3-1

15 Prill 2011

-Dinamo-Skënderbeu 2-3

Nuk ka shumë për të thënë këtu. Nuk kam parë kaq shumë lëvizje koeficientesh. Të dyja skuadrat e dinin si do të përfundonte ndeshja. Konkluzioni: 100% e fiksuar.

-Tirana-Elbasani 6-1

Ekipi udhëtues është një mbeturinë dhe thjesht pëson gola për të fituar para. Konkluzioni: 100 % e fiksuar. Elbasani-Bylis 0-2 E përcaktuar që do të dilte

0-2. Konkluzioni: E korruptuar, madje në mënyrë të qartë.

-Elbasani-Bylis 0-2

Qartësisht e fixuar.

19 mars 2011

-Elbasani-Bylis 0-2

1 Prill 2011

-Laçi-Elbasani 3-1

20 Prill 2011

-Skënderbeu-Laçi 2-0

Kjo ndeshje është e fiksuar. E dinin mirë që dilte 2-0. Konkluzioni: E luajtur me rezultat të saktë 2-0. E fiksuar.

-Flamurtari-Dinamo 6-2

Bastet ishin të gjitha nga një anë dhe besonin se do fitonte skuadra vendëse me shumë gola. Në pushim u ndërprenë bastet. E fiksuar. U luajt për fitore dhe shënohen shumë gola.

-Besa-Kastrioti 3-2

Këtu nuk ka vend për debate. Ata që i kanë vënë bastet, kishin dijeni. I habitur se si bastet kanë qëndruar hapur dhe e kanë pranuar. 100 për qind e fiksuar për rezultat të saktë 3-2.

-Elbasani-Teuta 2-4

Ata që vinin baste ishin shumë të sigurt se fitonte Teuta dhe shënoheshin më shumë se tre gola. 100 për qind e fiksuar.

-Bylis-Shkumbini 2-0

E qartë që në fillim. Të gjithë ata që vinin bastet, e dinin ç’po bënin. E fiksuar turpshëm 100 për qind: fitore me rezultat të saktë 2-0.

24 Prill 2011

-Shkumbini-Besa 2-2

U luajt me handikap për ekipin udhëtues. Konkluzioni: E fiksuar.

-Kastrioti-Teuta 3-1

Fiton ekipi vendës dhe shënohen më shumë se tre gola. Konkluzioni: E fiksuar.

25 Prill 2011

-Kastrioti-Teuta 3-1

3 Tetor 2011-12-12

-Kastrioti-Vllaznia 2-1

Me pak fjalë një kampionat, të paktën në një javë (e 29-ta) i trukuar në mënyrën më banale të mundshme. Sakaq, edhe pse takime të tilla ku dukej haptazi tolerimi (sipas mediave shqiptare) ose trukimi (sipas UEFA-s), federata nuk ka marrë thuajse asgjë për bazë duke lejuar që kampionati të degjeneronte dhe rezultatet të ishin krejt fiktive.

Arbitra dhe lojtarë

Për ndeshjen Kastrioti-Vllaznia më 3 tetor të këtij viti, UEFA ka hyrë në detaje duke përmendur edhe emra gjyqtarësh e futbollistësh. Në raport janë përmendur edhe emrat e arbitrave Albano Janku, Arben Pregja dhe Redi Avdo, apo emra lojtarësh të Kastriotit si Caca, Muçollari, Grami e Turdiu; ky i fundit në këtë takim doli me karton të kuq

Në bazë të raporteve që ka dërguar UEFA pikërisht në zyrat e FSHF duket qartë që zyrtarët më të lartë të këtij institucioni kanë pasur dijeni për të gjitha këto ndeshje. Federata nuk e pa të arsyeshme që jo vetëm të bënte publik këtë raport që kohë më parë, por nuk ka hetuar as vetë, duke u bërë indirekt palë në këtë skandal.

Federata Shqiptare e Futbollit i ka mbajtur të fshehta raportet e UEFA-s, duke mos bërë denoncime në Prokurori, por duke preferuar që t’i zgjidhë vetë gjërat “brenda gardhit”. Kjo teori e FSHF-së ka dështuar tashmë, aq sa e ka futur futbollin shqiptar në një spirale të rrezikshme duke e çuar besueshmërinë e tij në pikën më të ulët të historisë së tij. 

Viti 2012

-Gazeta Panorama Sport e 3 Majit 2012 informon:

Të mërkurën ka mbërritur në Tiranë zyrtari i Departamentit për Luftën Kundër Trukimit të Rezultateve në UEFA, Pierre Cornu. Duke filluar nga shtatori i vitit të kaluar, UEFA ka dërguar sistematikisht në FSHF raporte çdo muaj për ndeshje të dyshuara si të trukuara apo të manipuluara. Pas bujës së madhe që shkaktuan këto raporte, FSHF muajt e fundit ka preferuar që t’i mbajë sekrete dosjet që vijnë nga UEFA, duke mos bërë asgjë publike.

-Gazeta Shqiptare e 4 Majit 2012:

FSHF-ja ndeshkon tifozët lezhjanë se denoncuan trukimin. Nuk kishte mënyrë më të turpshme që FSHF të përcillte shefin e hetimeve të UEFA-s për trukimet! 

-Lajm Shqip – 06 shkurt 2013:

Trukimet e ndeshjeve: Në ‘valle’ edhe Tirana me Vllazninë

-SOTnews e dates 09/12/2011:

Epidemia e shitjes së ndeshjeve, në Shqipëri shfaqet me ethe të forta”

-Gazeta “Shekulli” e 12 shkurtit 2015:

“Ja si trukohet nje ndeshje ne Shqiperi:”

“…Kështu fiksohen ndeshjet e futbollit. Dhe këtë nuk e themi vetëm ne, FIFA, UEFA, por një raport i quajtur “Forrest’s sports corruption report”, i cili prej më shumë se katër vitesh vazhdon e kryet në disa vende të Europës”, pohon Eaton në një raport që së shumti ka qenë për Shqipërinë.

Kanë qënë të paktën 100 çështje e sinjalizime të ardhura në prokurorinë shqiptare nga UEFA. Akuza publike nga Sport Radar apo FderBet kompani të specializuara antitrukim, por asnjëherë organi i akuzës nuk ka mundur që të vërtetetojë trukuesit e ndeshjeve…!

Duhet përmendur se në Tiranë ka zbritur për çështje trukimesh zëvendëssekretari i përgjithshëm i UEFA-s Thodhore Theodhoritis, i cili kërkoi që dosjet të hetoheshin nga Task Forca e Prokurorisë në bazë të sinjalizimeve të institucionit europian. (Në Shqipëri asnjë rezultat…)!

Skuadra Kombëtare – 2006-2008

-Rumani – Shqipëri 6-1

-Shqipëri – Bjellorusi 2-5

Për këto ndeshje pati akuza të forta në Shqipëri.

Dhjetor 2007 – Nuk ka kaluar aspak në heshtje çështja “Kombëtarja”. Kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që ka kërkuar të hetohet Kombëtarja kuqezi. Sipas tij, “ekziston një klan mafioz në Kombëtare, që shkel flamurin shqiptar”. Berisha e cilësoi situatën tejet dramatike dhe kërkoi një ndërhyrje emergjente, për të evituar këtë turp që i bëhet kombit shqiptar. Kreu i qeverisë kërkoi me insistim që përgjegjësit të vihen para drejtësisë”. Ministri i Kulturës e Sporteve, Ylli Pango, akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin e FSHF-së se mund t’i kishte shitur ai ndeshjet. “Dyshojmë se dy ndeshjet mund të jenë shitur nga vetë zoti Duka”– thuhej në letrën e Pangos drejtuar UEFA-s. “Ekzistojnë të gjitha faktet për manipulimin, por ato do të bëhen publike në kohën e përshtatshme, pasi nuk mund të rrezikojmë të komprometojmë hetimet”.

Të gjithe e dimë rrugën që ndoqi A.Duka për ti mbyllur gojën Sali Berishes!!!

-Ish trajneri i skuadrës Kombëtare, Sh. Rreli përshëndet deklaratën:

“Dëgjova me vëmendje deklaratën e kryeministrit dhe jam i kënaqur nga ajo që tha, sepse në fund të fundit ky është një fakt që shpeshherë nuk e pohojmë në Shqipëri. Ajo që ndodhi me përfaqësuesen ishte një turp dhe degjenerim…Besoj se ekziston potenciali si nga ana e shtetit, komunitetit futbollistik dhe FSHF për t’i rikthyer dinjitetin”.

-Ish- trajneri i skuadres Kombëtare, B. Birçe kërkon masa konkrete:

“Deklarata e kryeministrit është mjaft e goditur, vjen në çastin e duhur, pasi vetë futbolli shqiptar është në rrezik, e jo vetëm kombëtarja, nga ky keqmenaxhim që po i bëhet këtij sporti popullor në vendin tonë….Këto fjalë të vlejnë si një promotor për shkuljen e korrupsionit nga sporti dhe shpëtimin e tij”.

-Ish- trajneri i skuadres Kombëtare, N. Bajko: Koha për dorën e shtetit:

“Është hera e parë në këto 20 vitet e fundit që një kryeministër flet kaq hapur dhe drejtpërdrejtë për një problem që po bëhet gjithnjë e më evident. Z. Berisha ka folur si një kryetar qeverie me legjitimitetin e plotë që i jep detyra, sepse në fund të fundit sporti është një sektorët e jetës në Shqipëri dhe si i tillë është edhe detyrim i qeverisë.

-“Futbolli ne Shqipëri nuk u përket më tifozëve”, kjo është përmbledhja e asaj që Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve deklaroi dje me anë të drejtorit të saj, Aldo Shala. Gjithçka i referohet dyshimeve për trukime të ndeshjeve nga ana e klubeve shqiptare, si edhe investimeve të errëta në futbollin shqiptar.

Kjo kombëtare i përket krimit të organizuar dhe mafies (Berat Buzhala – Tema 11/10/2013)

“Duke qenë Armando Duka në krye të federatës, do të mbesin për jetë e mot të pandriçuara akuzat e shumë djemve shqiptarë që luajnë jashtë vendit se sekserët e Dukes u kanë kërkuar shuma të mëdha të eurove nëse ata dëshirojnë të luajnë për këtë far kombëtare të turpit. Vetëm largimi i Dukës do t’i hapte rrugë fillimit të hetimeve kundër tij dhe gjithë federatës shqiptare…

Kjo kombëtare shqiptare nuk është gjë tjetër pos kombëtare e mafies; një kombëtare e krimit të organizuar, ku blihen e shiten ndeshje, ku trukohen rezultate e ku bëhen çdo lloj marifeti, që veç me sport nuk ka lidhje.”

Çështja Skenderbeu

Po e fillojmë këtë informacion me titullin e gazetës The Guardian 19 Mar 2018: ‘Fixing matches like nobody has done before – Skenderbeu’s amazing tale

Le të shikojmë dosjen “Skenderbeu”. KF Skënderbeu u akuzua për trukimin e ndeshjeve të mëposhtëme:

1.Crusaders FC vs. Skënderbeu (21/06/2015)

2.NK Dinamo Zagreb vs. Skënderbeu (25/08/2015)

3.Sporting Clube de Portugal vs. Skënderbeu (22/10/2015)

4.Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva (10/12/2015)

5.Skënderbeu vs. Neftçi PKF (23/07/2013)

6.FC Shakther Karagandy vs. Skënderbeu (30/07/2013)

7.Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy (06/08/2013)

8.Skënderbeu vs. Dinamo Tirana (13/11/2010)

9.Teuta vs. Skënderbeu (08/12/2010)

10.Skënderbeu vs. Shkumbini (12/12/2010)

11.KF Tirana vs. Skënderbeu (03/02/2011)

12.KS Kastrioti vs. Skënderbeu (06/02/2011)

13.KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu (25/02/2011)

14.Skënderbeu vs. Bylis Ballsh (07/03/2011)

15.KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu (15/04/2011)

16.Skënderbeu vs. KF Laçi (20/04/2011)

17.Skënderbeu vs. KS Kastrioti (26/10/2011)

18,Skënderbeu vs. Bylis Ballsh (05/12/2011)

19.KF Laçi vs. Skënderbeu (04/02/2012)

20.Skënderbeu vs. KS Pogradeci (08/02/2012)

21.Skënderbeu vs. KS Vllaznia (07/03/2012)

22.Skënderbeu vs. KF Laçi (21/03/2012)

23.Dajti Kamza vs. Skënderbeu (26/03/2012)

24.Skënderbeu vs. KS Vllaznia (25/04/2012)

25.KS Vllaznia vs. Skënderbeu (24/08/2012)

26.Skënderbeu vs. KF Laçi (24/09/2012)

27.KS Shkumbini vs. Skënderbeu (08/12/2012)

28.Skënderbeu vs. KS Kukesi (15/12/2012)

29KS Kastrioti vs. Skënderbeu (19/12/2012)

30.Skënderbeu vs. KS Kastrioti (04/02/2013)

31.Apolonia Fier vs. Skënderbeu (17/02/2013)

32.KS Shkumbini vs. Skënderbeu (20/02/2013)

33.KF Laçi vs. Skënderbeu (01/03/2013)

34.KS Kukesi vs. Skënderbeu (06/03/2013)

35. Skënderbeu vs. KS Kastrioti (12/03/2014)

36.Skënderbeu vs. KS Kukesi (30/04/2014)

37.FK Partizani vs. Skënderbeu (11/09/2014)

38.Skënderbeu vs. KF Elbasani (29/10/2014)

39.KS Vllaznia vs. Skënderbeu (21/12/2014)

40.KF Elbasani vs. Skënderbeu (25/01/2015)

Skënderbeu vs. KF Laçi (31/01/2015)

Skënderbeu vs. KS Flamurtari (18/02/2015)

Skënderbeu vs. KS Flamurtari (16/05/2015)

Skënderbeu vs. KF Tirana (21/09/2015)

Skënderbeu vs. KS Teuta (16/10/2015)

Skënderbeu vs. Terbuni Puke (22/11/2015)

Skënderbeu vs. Vllaznia (17/02/2016)

Skënderbeu vs. KF Laçi (20/04/2016)

Skënderbeu vs. Silkeborg IF (24/01/2013)

Skënderbeu vs. SV Mattersburg (31/01/2013)

FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu (04/07/2013)

FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu (25/06/2014)

Skënderbeu vs. KV Oostende (11/01/2015)

FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu (06/07/2015)

KS Kastrioti Kruje vs. KS Vllaznia (02/10/2011

Po të lexohet me kujdes akt-padia e UEFAs do të shikonit dhe zbulonit se ajo që ka ndodhur në futbollin shqiptar gjatë këtyre 20 viteve është e trishtueshme dhe e frikshme! Por më shqetësuesja është se UEFA siç thuhet më siper ka informuar gjithnjë FSHF-në.

Për të kuptuar që federata dhe klubet trukonin sipas qejfit dhe pa asnjë frikë, duhet te lexoni paragrafet e mëposhtëm të akt-padisë të UEFA-s.

“Për të përmbushur detyrimet e saj rregullatore, të cilat hynë në fuqi në korrik 2013, UEFA u takua disa herë me përfaqësues të Prokurorit të Përgjithshëm Shqiptar gjatë vitit 2013 dhe 2014. Për të mbështetur këto hetime, UEFA realizoi një mbledhje dyditore me një delegacion të Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare në Nyon në 2014.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s dhe zyrtarë të lartë të UEFA-s takuan drejtues të larte Ministrise se Arsimit dhe Sportit në Tiranë për të marrë mbështetjen e saj për këto hetime”.

“Në këtë kontekst,- shpjegon UEFA ne akt-padine e saj -një shembull i fundit është edhe më shpjegues. Falë bashkëpunimit të shkëlqyerit mes UEFA-s dhe policisë austriake, UEFA është informuar për përpjekjet e fundit të policisë austriake për hetimin për dyshim në manipulimin e një ndeshje nga klubi shqiptar KS Teuta, ku u konstatua se hetimet e mëtejshme në Shqipëria nuk do të vazhdonin sepse të dyshuarit (klubi) ishte informuar nga Policia shqiptare se ishin duke u hetuar. Raporti Përfundimtar i Policisë Austriake për këtë çështje konkludonte se:

“Hetimet e mëtejshme në Shqipëri duket se nuk do të vazhdohen sepse të akuzuarit jane informuar nga ‘shefi i policisë’ së Durrësit”.

Ky shembull tregon per “tmerrin” e organeve të drejtësisë në vendin tonë! Kjo e bën të qartë përse UEFA u mor me klubin dhe jo me individët, mbasi me ta e kishte luftën të humbur.

“Siç tregon analiza, Skënderbeu është përfshirë në një mënyre të organizuar në manipulimin e ndeshjeve në nivel kombëtar për vite me radhë. UEFA i ka ndarë raportet e partnerëve të BFDS dhe shqetësimet e saj për Skënderbeun dhe klubet e tjera shqiptare të kategorisë së parë dhe të dytë me Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi manipulimet kanë të bëjnë me ndeshjet që organizohen nga ajo dhe jane nën juridiksionin e saj”.

Për avokatët e UEFA-s ishte e qartë se ata nuk mund të padisnin individët. Në atë mënyrë gjyqet nuk do të mbaronin kurrë, prandaj ata përmendin gjithë emrat e personave të dyshuar, që kanë krijuar kushtet për kryerjen e këtij aktiviteti ilegal, por akuzojnë klubin. Kuptohet që me individët e korruptuar në një vend normal do të merrej drejtësia e atij vendi!!

Në akt-padinë e UEFAs, në zotërim të FSHF-së dhe të publikuar në gazetat tona, shpjegohet qartësisht që UEFA i ka marrë informacionet nga BFDS dhe ka informuar gjithnjë FSHF-në. Në raport dalin emrat e presidentëve të klubeve, trajnerëve, futbollistëve, disa politikanëve shqiptarë si dhe antarëve të parlamentit, shoqëri bastesh me emrat e drejtuesve, etj. Në një atikull të shkurtit të vitit 2018 një gazetar bën pyetjen si është e mundur që nuk del emri i drejtuesit të FSHF-së!?

Kërkimet na çuan drejt një dokumenti që një nga njerëzit më të afërt të Dukës, ish-punonjës i FSHF-së, e ruante me kujdes! Ishte dokumenti i hartuar nga partneri i BFDS për çështjen Skënderbeu ku bazohet UEFA për përgatitjen e aktpadisë. Pyetja shtrohet: Ç’kërkon dhe përse gjëndet ky dokument në zyrat e FSHF-së?

HABIA…? Emri i parë në listën e personave të dyshuar për trukimet është ai i A. Dukës! Si shpjegohet qe nuk është përfshire në akt-padinë e UEFA-s? E kanë harruar? Kanë menduar se nuk është i rëndësishëm për akt-padinë?

Në Raportin e partnerit te BFDS (Betting Fraud Detection System) në:

Faqja 8. Paragrafi: Figurat më të rëndësishme te Skenderbeu

Emri i parë është i: Armand Dukës

Dhe në raport përshkruhet si më poshtë:

“Presidenti i Federatës (FSHF) Armand Duka dhe ish-presidenti i Skënderbeut Agim Zeqo, janë të dy investitorë në kompanitë Best Brands dhe Neë Shekulli. Agim Zeqo ka 55% të aksioneve, Armand Duka 22.5% dhe vëllai i tij Agron Duka 22,5%.

Gjithashtu, New Century ka reklamuar edhe emrin e kompanisë në bluzat e Skënderbeut!!

Marrëdhëniet ndërmjet individëve në nivel bordi të klubit, qeverisë qëndrore dhe lokale si dhe federatës kombëtare të futbollit është shumë e mundshme që të ketë qenë e vazhdueshme dhe aktualisht vlerësohet se ka kontribuar në krijimin e kushteve që bënin të mundur realizimin e trukimit e ndeshjeve të Skënderbeut.

Këto marrëdhënie të ndërlidhura vazhdojnë të theksohen mes futbollit aktual shqiptar”.

Ne raport përfshihet dhe një dokument suedez ku del emri i A. Dukës. “Më 08/10/2014, “Uppdrag Granskning”, një program televiziv suedez i gazetarisë investigative, ka publikuar një intervistë me Liridon Lecin, një futbollist shqiptar i implikuar më parë në trukime ndeshjesh, i cili u filmua me kamerë të fshehtë. Në intervistë, Leci pranon përfshirjen e tij në trukime ndeshjesh. Në regjistrim Liridon Leci flet hapur për kontaktet e tij në kategorinë e dytë dhe veçanërisht në ligën më e lartë të futbollit në Suedi, Allsvenskan.

Krahas kontakteve në Suedi, Liridon Leci diskuton edhe për përfshirjen e futbollit shqiptar. “Njerëzit në Shqipëri janë një mbështetje e madhe për mua. Unë kisha pasaportë shqiptare vetëm se e bëj këtë punë (duke iu referuar trukimit të ndeshjeve). Pasaportën ma ka dhënë Armand Duka.” (Armand Duka i referohet presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.)

Në fund të raportit përmendet përsëri kompania e Dukës si sponsori kryesor i Skënderbeut. Është sponsori më i rëndësishem i këtij klubi!?

Të gjitha aktivitetet e futbollit shqiptar, në të gjitha nivelet pa përjashtim, organizohen, drejtohen dhe janë në juridiksionin e FSHF-së! Pra, presidenti i FSHF-së është sponsori i skuadrës kampione në kampionatin që ai vetë organizon, është bashkëpronar me ish presidentin e skuadrës në kompaninë sponsorizuese dhe ish-presidenti i klubit ishte aksioner tek klubi i sponsorizuar nga presidenti i FSHF-se!!

Këta jane dhe plumbat, që “çunat” e tritolit në Durrës, dërguan në shtepitë e inspektorëve të UEFA-s të çështjes Skënderbeu!

Përpara këtyre akuzave të rënda si dhe dënimit historikisht të turpshëm të një klubi shqiptar, F.K.Skënderbeut, drejtuesi aktual i FSHF-së është i akuzuari direkt e kësaj “masakre” kriminale, dhe më e pakta, në çdo vënd të Europës demokratike, ku Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e saj, do ta kishin flakur nga futbolli.

A mund të vazhdojë në krye të FSHF-së një drejtues i tillë? Dhe prokuroria thotë që s’ka fakte…!! UEFA ka bërë punën më të rëndësishme: ka dënuar Klubin Skënderbeu 10 vite dhe 1 milion € gjobë. Tani i përket prokurorisë që të presë rrënjët e këtij korrupsioni gjigant. Aty i ka faktet! Atë që bëri UEFA prokuroria duhet ta bënte në Shqipëri me institucionet që krijuan kushtet për realizimin e kësaj masakre trukimesh! Duhet të hynte në FSHF dhe në të gjitha klubet e kategorisë superiore dhe të tundte nga themelet futbollin shqiptar.

RAPORTI I SPORT RADAR – Sportradar FIU_Skenderbeu_Investigation_Release

Author: morevesh