Ministrja shkodrane lëshon ‘perlën’ e rradhës, krahason Ramën me Zeusin

Edona Bilali që mban detyrën e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka lëshuar ‘perlën’ e radhës ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.

 

Bilani e ka krahasuar kryeministrin Ramën me Zeusin, perëndinë greke që konsiderohej si dërguesi i bubullimave dhe vetëtimave, shiut dhe erërave.

 

Edona Bilali ka “zbuluar” mënyrën sesi kryeministri Edi Rama e mori në kabinetin e qeverisjes. Disa kohë më parë, para se të bëhej ministre, Rama i ka kërkuar që të garonte për të në Shkodër, Bilali kishte një mendim të padëgjuar më parë për Ramën.

 

Në video dëgjohet teksa ministrja dëgjohet të thotë që “Rama nuk është akoma Zeusi, por është në rrugën e duhur për të qenë ZEUSI”.

 

“Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do ta perifrazoja. Nuk është AKOMA Zeusi por është në rrugën e duhur se përveç pjesës së ka në staf dhe qeveri. Është dhe opozita me qëndrimet e ditëmasditshme, po jep kontributin që të jetë një Zeus që do kthejë formën që qeveris Shqipëria. Në një kshu monarki të mundshme,”-tha ajo.

Author: morevesh