Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë thotë se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur pasi është një “tragjedi” për të dyja palët. Mikhail Fridman tha se nuk mund të komentojë më shumë, pasi mendon se kjo do të ishte e rrezikshme, jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.