Milaim Zeka ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në “Big Brother VIP”.
“Kjo loja e këtij djalit, Donaldit dhe relacioni i tij dhe i Borës ka qenë prej fillimit me një ndërlidhës, me Semin. E kam kuptuar që nga ana e Donaldit nuk ka pasur kurrë dashuri. Ai nuk di me dasht, ai di të bëj vetëm seks, edhe aty dyshoj.
Kam parë momentin kur Beatrix ka thënë se ka flutura te kërthiza, kësaj i ka ardhur origjinale, ka tërheqje. Por për fatin e zi mendoj se ka tërheqje në njeri të gabuar. Donaldi duhet ta pastrojë veten, të dizenfektojë zemrën dhe mendjen”, tha gazetari i njohur.
I pyetur nëse do pranonte të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Zeka tha se ka pasur ofertë dhe nuk ka pranuar.
“Të më kishte ofruar dikush 1 milion euro, unë nuk do futesha në “Big Brother VIP”. Unë nuk di të bëj lojë. Nuk ma merr mendja se do fitoja se jam vetvetja”, tha gazetari.