Luizi është një ndër banorët që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë këtij sezoni në “Big Brother VIP.
Fansat e shumtë e ndjekin banorin, teksa një gjë që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se kur nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar dhe surprizuar atë.
I ftuar në emisionin “Breaking”, Meridiani, miku i Luizit tregoi se me shumë mundësi gjatë muajit prill, nëna e këngëtarit do hyjë për ta takuar atë.
“Unë uroj që të jetë mirë së pari nëna e Luizit, uroj që të jetë nga prilli, do zoti. Pastaj mbetet sa do marrë OK nga ana e Luizit. Këtu dua të ndalem dhe tek pjesa e atyre portaleve, gazetarëve të cilët thanë që Luizi nuk ka marrëdhënie të mirë me nënën e tij. Ku janë tani, sepse e pamë të gjithë se çfarë marrëdhënie ka Luizi me të ëmën”, tha Meridiani.