Mikela nxjerr hapur ”të palarat”: Olta të ngeli burri te Top Channel…/ ”Dea po të pret e dashura e Amosit”

Pas daljes nga Big Brother VIP, Mikelën e kemi parë të japë komente e ftuar gjatë prime, por edhe përmes postimeve në Instagram. Këtë herë ajo është ndalur duke dhënë mesazh për tre banorë, Dean, Amosin dhe Oltën.Sipas Mikelës, Dea është në një lidhje jashtë dhe personi e ka sjellë në Top Channel ditën e hyrjes së BB.




Gjithashtu edhe Amos është në një lidhje dhe siç shprehet Mikela Dean dhe Amosin po i pret dikush jashtë, mesa duket për sqarim. Ajo jep dhe një mesazh për Oltën.

“Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde, tani që të erdhi veza në byçë u kujtove?

Çuditem për faktin që pse po frikësohet Dea të dali? Apo mos ndoshta bashkëjetuesi i saj nuk do ta presi mirë jashtë?!




Misheli je shumë vajzë e zgjuar, do i rregullosh prapë muhabetet, siç të sollën në Top ditën që hyre në Big Brother, ashtu do vijë të të marri do ikni bashkë në shtëpi. Gjithashtu je shumë e zgjuar për të zgjidhur lidhjen toksike që ka lënë Amosi jashtë dhe që të presin ty. Kurse për Oltën më vjen mirë që nuk po del se burri te Topi ngeli duke e pritur”, thotë Mikela.

Author: morevesh