WhatsApp ka lëshuar një tjetër veçori që iu lejon përduresve t’i dëgjojnë mesazhet zanore përpara se t’i dërgojnë ato. Kompania në pronësi të Meta tha se funksioni tani është i disponueshëm në të gjitha platformat duke përfshirë iOS, Android, ueb dhe desktop.
Për ta bërë këtë, duhet të shtypni dhe mbani ikonën e mikrofonit si zakonisht për të regjistruar një mesazh zanor, më pas tërhiqeni nga lart për të kaluar në modalitetin e regjistrimit pa duar. Pasi të keni mbaruar shtypni stop për ta parë paraprakisht, për ta fshirë ose dërguar mesazhin tuaj.