Meta shpalos gjithcka të fshehtë: I kërkova Bashës të ndalonim shem.bjen e Teatrit, nuk mu përgjigj në telefon, tha nuk e kam parë mesazhin!

Presidenti Ilir Meta tregoi për herë të parë në “Çim Peka Live” në Syri Tv, se kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha nuk i ishte përgjigjur, kur i kishte kërkuar të mbronin Teatrin Kombëtar nga she.mbja.

Meta tha se, i kishte kërkuar në telefon Bashës të parandalonin she.mbjen dhe të rreshtoheshin me artistët, por që Basha nuk i kishte kthyer përgjigje.

“Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga she.mbja. I kam kërkuar 2-3 ditë para she.mbjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se, nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani”, u shpreh Meta.

Kreu i Shtetit tregoi edhe dredhinë që i shkaktoi Basha tek ambasada e SHBA-ve në Tiranë, kur tha se nuk ishte dakord me një draft për përshpejtimin e procesit të integrimit, edhe pse më herët i kishte shprehur kreut të shtetit dakordësinë.

Ndërsa më pas,ambasadorja amerikane shkruajti në Twitter se ka përpjekje për të ‘vr.arë Reformën në Drejtësi’.

“Në 21 maj ambasadorja bën një postim në Twitter për Reformën në Drejtësi. Kryeministri është dakord me këtë shqetësim. Pesë minuta pas tij, me këtë shqetësim të thellë dhe të drejtë të ambasadores shpreh edhe kryetari i Partisë Demokratike, bën ‘retweet’. Kush donte ta vr.iste Reformën në Drejtësi? Filluan të gjithë është presidenti që do të vr.asë Reformën në Drejtësi.

V.rava mendjen. Vëmendja ishte te Teatri, te prishja e Teatrit, një katastrofë. Unë e kam poblemin me kryetarin e PD që më ka ndihmuar mua kaq shum♪. Kur më thotë ambasadori Genc Muça, këshilltari për Amerikën, kur më thotë mos e ka ambasadorja për draftin që i kemi dërguar në datën 8 prill.

Për çështjen e integrimit europian, si të çelim negociatat, rekomandimet e Venecias, problemet e Gjykatës së Lartë. I them që të jemi korrektë me të gjithë, të publikojmë platformën që i kemi dërguar ambasadores. Kishim rënë dakord që ambasadorja do ta diskutonte me Edi Ramën dhe unë me zotin Basha. Unë kam takuar dy herë zotin Basha. Kam bërë një draft të kësaj platforme dhe ia japim zotit Basha. Opozita përfshihej, ambasadorja do të bisedonte me z.Rama. Pra, për një platformë që ta pranonin të gjitha palët.

E pa, erdhi dy herë për këtë çështje. Më tha që të përfshihesh që të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. I thashë kemi problemet me integrimin, të zgjidhim këto. Ramë dakord, dhe ia dërguam në 8 prill zonjës ambasadore. Nuk morëm asnjë përgjigje. Nga Rama e mora, she.mbjen e Teatrit.

Po ca ndodhi?

Pas paraqitjes së kësaj platforme, që ia dërgova ambasadores amerikane, dëgjoj thashetheme që kjo platformë është kundër Reformës në Drejtesi dhe kundërshtohet nga Basha.

Ndaj e kontaktova z.Basha, të vetmin nder që i kam kërkuar, që të lutem posto një reagim në Twitter ku të thuash që jam dakord me platformën, siç ishte e vërteta. Pra të konfirmonte qëndrimin e tij, por ai kurrë nuk e bëri këtë. Kush nuk e la të thoshte një rresht në Twitter? Unë i kërkova të shkruante vetëm kaq: Po, jam njohur me këto”, tha Meta./gazetaz.com

 

Author: admin