Të gjithë punonjësit mësimorë, edukatorë dhe psiko-socialë në të gjitha shkollat e vendit tonë do të përfitojnë një rritje page prej 6% në vitin 2022.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin.
“Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6% në të gjitha shkollat në të gjithë vendin.
Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi.
Ajo tha se këtu nuk është fjala vetëm për ndërtesat dhe terrenet sportive, edhe pse gjatë viteve të kaluara janë ndërtuar dhe ristrukturuar më shumë se 300 shkolla në të gjithë vendin, duke mos përfshirë këtu 70 shkollat që sapo kanë përfunduar me programin e rindërtimit.
Ne jemi të vetëdijshëm se nuk kemi bërë aq sa duhet me infrastrukturën e brendshme shkollore. Me laboratorët, teknologji që të garantojmë një arsim cilësor dhe një proces sa më të mirë cilësor për nxënësit tanë”, tha Kushi.
Po ashtu, ministrja Kushi theksoi se duke filluar nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve që e kanë shkollën 2 kilometra larg banesës, do jetë 50% më e lartë.
“Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre. Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi. Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë. Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, tha Kushi.
Top Channel./asutimes.com