Mesi refuzon rinovimin me PSG-në, babai i argjentinasit zbarkon në…

E ardhmja e Lionel Mesit te Paris SG-ja është kthyer në një rebus. Teksa të gjithë presin rinovimin e tij deri në vitin 2024 me klubin francez, nga Parisi vijnë lajmet se gjithçka është mbyllur dhe se Leo nuk do të vijojë më në “Parc des Princes”.




Lajmi bombë ka ardhur nga gazeta franceze “L’Equipe”, sipas së cilës në një takim që kanë pasur të mërkurën babai i Lionel Mesit, Horge Mesi dhe drejtorit të PSGsë, Luis Kampos, palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin e kampionit të botës.

Ajo që dukej një marrëveshje e kryer pas Botërorit, tashmë duket e fundosur. Gazeta franceze pretendon se babait të Mesit nuk i ka pëlqyer aspak oferta e bërë nga klubi francez dhe i ka dhënë një jo të parë.

Ndërkaq, gjithnjë sipas “L’Equipe”, menjëherë pas takimit të dështuar në Paris, babai i Leos ka udhëtuar për në Barcelonën, ndonëse nuk raportohet që ai të jetë takuar me presidentin e këtij klubi, Joan Laporta. Por me siguri, pas kësaj jo-je të Leos për Parisin, shumë gjëra mund të lëvizin.

Author: morevesh