Meshkujt nuk janë romantikë? Kjo dhuratë e Getoarit për Marinën thotë të kundërtën

Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrsesi një urim super romantik nga Getoari. Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

“Të dua pafund jetë”– ka shkruar moderatorja. Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar dhuratën më të veçantë që na kanë zënë sytë, një skulpturë punuar nga duart e dashurisë së saj.

Moderatorja nuk është përmbajtur dot nga lumturia dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, ku dhe nuk kanë munguar disa fjalë mjaft të bukura dedikuar reperit.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime. Veç lumturi më fal”, ka shkruar Marina, krahas fotove ku vihet re Geti duke punuar skulpturën e moderatores.

 

Mesa duket dashuria i zbuloi një talent të fshehur të reperit! Teksa shijon marrëdhënien e tij me Marinën, Getoari po shijon gjithashtu karrierën muzikore.

Pak ditë më parë, ai erdhi në një bashkëpunim me Majk dhe Ermal Fejzullahun, me një këngë të titulluar “Para para”. Kujtojmë se Ermali dhe Geti kanë bashkëpunuar edhe më parë me njëri-tjetrin.

Në vitin 2003 ata sollën bashkë këngën “Vesa” ndërsa në 2010 erdhën me “I kom”. Po ashtu, Majku dhe Geti kanë sjellë mjaft projekte muzikore, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

Author: admin