Mesazhi i fortë dhe veshja ekstravagante, Chiara Ferragni “vjedh” gjithë vëmendjen në Sanremo (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit italian “Sanremo 2023”. Si bashkëprezantuese, Chiara Ferragni ka dhënë mesazhe të forta përmes 4 fustaneve.




Ferragni ngriti zërin që femrat të ndihen sexy dhe ta ekspozojnë sensualitetin e tyre, pa patur frikë nga paragjykimet, urrejtja e komentet negative!

Blogerja italiane veshi 4 fustane: një krijim nudo nga Dior, një veshje kundër urrejtjes me mesazhe të shkruara në fustan, një fustan të zi, ku krahëve kishte hedhur një copë të bardhë, ku shkruhej “Mendoni të lira”.

Dhe një fustan në formë kafazi, të përbërë nga paragjykimet.

Fustani i katërt është cilësuar si një shpresë për brezat e ardhshëm, të cilave u përket edhe Vittoria, vajza e dytë e blogeres.

  

Author: morevesh