Skandali i pagave ka nxjerrë mjaft të ‘palara’ në shesh. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pezulluar nga puna si këshilltare, banoren e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja.
Kryebashkiaku Veliaj pretendon se e ka pezulluar aktoren nga puna e saj si këshilltare në momentin që është futur në Big Brother VIP. Por, në fakt njoftimi për pezullimin e Lubonjës vjen tani, na Janar, kur ka kaluar më shumë se një muaj nga publikimi i pagave të shqiptarëve, skandal që mbylli vitin 2021.
Media publikoi tabelën ku shihej se Lubonja ishte e punësuar në Bashkinë Tiranë dhe merrte një pagë prej 114 mijë lekësh të reja. Në kohën që u bënë publike të dhënat, nuk pati asnjë reagim nga ana e Bashkisë Tiranë.
Skandali me pagat e 630 mijë qytetarëve shqiptarë, dhe me të dhënat e tjera personale tronditi vendin në fund të vitit që lamë pas.