Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur këtë të mërkurë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier.
Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës.
Gjykata mban në vëmendje shkallën e lartë të trafikut të narkotikëve, duke thënë se provohet tej çdo dyshimi se Tahiri ka përfituar nga Habilajt. Për Jaeld Çelen, në rastin e peshkarexhës “Fatima”, është vërejtur përfshirje e punonjësve të policisë.